Data 27 mars në 2023 do të mbahet mend gjithmonë për sulmuesin Anis Mehmetin, dita kur debutojë me Kombëtaren. Dueli ishte kundër Polonisë, kualifikueset e “EURO 2024”, e përfunduar me humbjen minimale në Varshavë.
Pas 3 vitesh “pauzë”, shkak trajneri Sylvinho që nuk e ka ftuar më te Shqipëria, Mehmeti falë formës mbreslënëse që po përjeton në Angli me Bristol City, i ka të gjitha mundësitë të jetë në listë për gjysmëfinalen kundër Polonisë, faza “play-off’, Kupa e Botës.
Pikërshit ndaj të njëjtit kundërshtarë, Polonisë, pikërisht në të njëjtin muaj, mars. Edhe pse nuk është e sigurtë se Sylvinho do i besojë anësorit të Bristol për ta thirrur te Shqipëria, Anis Mehmeti ka shansin të ndryshojë “historinë” karshi kombëtares së Lewandowskit, fitoren, ndryshe nga sa ndodhi në 2023.
