
Armando Broja shkëlqeu mbrëmjen e sotme me Kombëtaren shqiptare. Kjo e fundit fitoi 4-2 në miqësoren përballë Jordanisë në “Air Albania”, teksa sulmuesi 24-vjeçar bëri mjaft mirë.
Në minutën e 65-të, “ylli” i Premier League shënoi gol, ndërsa në të 79-tën asistoi për Nedim Bajramin. Pikërisht me veprimin tek asist, duket se Armando Broja ka mësuar nga e shkuara.
Asist, Armando Broja & Gol, Nedim Bajrami
Kjo për shkak se jemi mësuar shpesh që kur Broja depërton nga krahu, gjuan menjëherë drejt portës. Si rrallë herë, sot e pamë sulmuesin 24-vjeçar shumë altruist, i cili shërbeu për Nedim Bajramin me zonë dhe tetovari ia shpërbleu me gol.
Sinjale mjaft pozitive për Armando Brojën, të cilat mund të shkojnë edhe në “veshin” e trajnerit të Burnley. Por sigurisht, Brojës i duhet kjo formë edhe për ndeshjet e nëntorit, ku Kombëtarja shqiptare do të luajë dy “finale” kundër Anglisë dhe Andorrës.