
Armando Broja
Pas shumë kritikave për formën e dobët me klubin dhe Kombëtaren, Armando Broja i ka heshtur të gjithë në miqësoren ndaj Jordanisë, e përfunduar 4 – 2 për kuqezinjtë.
Ai u fut në fushë vetëm në minutën e 61, por në pak çaste u bë protagonist. Fillimisht shënoi në minutën e 65, ndërsa në të 79 pasoi në finalizimin e Nedim Bajramit.
Janë plotë 1 vit e 4 muaj pritje që Armando Broja nuk gjente rrugën e rrjetës me përfaqësuesen. Rasti i fundit përkon me miqësoren e 3 qershsorit të 2024, Litenshtejn – Shqipëri, 0 – 3.
Poll