Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

VIDEO/ 4 gola në 40 minuta! Talenti iberik luan “poker”, Spanja fiton me rezultatin tenistik ndaj Maltës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 4 gola në 40 minuta! Talenti iberik luan “poker”, Spanja
Spanja U-21

Spanja U-21 “shpartalloi” ishullorët e Maltës në takimin përmbyllës të kualifikuesve për këtë grup moshë. “Iberikët” e rinj janë mbushur plot me talente, por ai që po bie në sy është Samuel Omorodion.

Pikërisht, spanjolli me origjinë afrikane po shpërthen këtë sezon si me kombëtaren, ashtu edhe me skuadrën e madhe portugeze, Futebol Club do Porto. Në këtë takim, Samueli i tejkaloi pritshmëritë dhe shënoi jo një hat-trick, por një katërgolësh. Si për çudi të gjitha golat erdhën në pjesën e parë, me diferencë 40 minuta nga i pari tek i fundit.

Spanjollët i kishin mbyllur llogaritë e kualifikimit me 28 pikë në grup si dhe maltezët me 0 pikë si “turpi” i grupit. Por, kjo sfidë u diktua nga Omorodion, i cili filloi të bënte emër në europë sezonin e kaluar tek baskët e Alaves, çka i mundësoi transferimin në vendin tjetër iberik, Portugalinë.

"Eurogoli" i Samuel Omorodion

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga