
Kursi për licencën UEFA B, Fier
Kursi për licencën UEFA B për zonën e Fierit, i cili organizohet çdo vit nga Federata e Futbollit, në bashkëpunim me UEFA-n, u mbyll me ceremoninë e diplomimit të pjesëmarrësve.
Përgjatë kursit që zgjati 3 muaj, i ndarë në 4 blloqe 20 pjesëmarrësit u ndoqën hap pas hapi nga specialistët e Departamentit të Edukimit, duke përfshirë leksione teorike dhe ushtrime praktike.
Kjo licencë trajningu është një hap më i avancuar drejt zhvillimit të një karriere si trajner profesionist për ish lojtarët profesionistë me eksperiencë 3 vjeçare në kategorinë “Abissnet Superiore” dhe 5 vite në Kategorinë e Parë, si dhe ata që tashmë zotërojnë licencën UEFA C.
Poll