
Mjeku psikiatër nga Kosova, Behar Kamberi, është liruar nga masa e ndalimit pas vlerësimit të ngjarjes nga Prokuroria e Tiranës.
Ai ishte arrestuar 2 ditë më parë, pas një kallëzimi të bërë nga moderatorja sportive Albana Bejko, e cila pretendonte se mjeku e përndiqte.
Në qëndër të hetimeve ishin disa mesazhe telefonike që Kamberi ia kishte dërguar moderatores, përmes tyre ai shpreht interes romantik, ku përfshiheshin deklarata si: “Të dua… dëshiroj të martohem me ty” dhe “Jeni shumë e bukur, dua t’ju takoj se kam ardhur nga Kosova vetëm për ju.”
Pas analizimit të këtyre mesazheve prokuroria ka mbërritur në konkluzionin se, këto mesazhe nuk kishin në përmbajtje të tyre tone kërcënuese apo përmbajtje që mund të përbëjë veprën penale të përndjekjes.
Bazuar në këtë vlerësim, organi i akuzës ka vendosur të mos vijojë më tej me masën e paraburgimit, duke urdhëruar lirimin e Behar Kamberit nga qelia.