Shqipëria u mposht nga Spanja minimalisht në sfidën e fudnit të grupit B. Një humbje që solli kështu edhe eliminimin e Kombëtares nga ky turne.
Kuqezinjtë pavarësisht se grumbulluan vetëm 1 pikë në 3 ndeshje, paraqitja e tyre ndaj ekipeve si Italia, Kroacia dhe Spanja ka kënaqur tifozët. Ish-trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi ka theksuar se pavarësisht skualifikimin, kuqezinjtë ikin me kokën lart nga Gjermania.
“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, Spanja kishte një skuadër te re. Shqipëria doli me kokën lart. Është një Spanjë krahasim me Shqipërinë një skuadër krejt ndryshe pavarësisht zëvendësimeve.
Broja? Besoj se analistët apo ata që bëjnë komente pas ndeshjeve nuk e njohin realitetin, sa çe njeh trajneri. Zgjedhjet e trajnerit janë zgjedhjet e duhura pasi ai njeh kushtet si janë fizikisht, unë besoj se nuk mund të diskutohet ajo që zgjedh trajneri. Ata marrin vendime pasi bëjnë shumë analiza.
E ardhmja e Sylvinhos te Kombëtarja? Kjo është një e drejtë e FSHF-së por ka bërë një punë të mirë e ka çuar Shqipërinë në Kampionatin Evropian në një kohë të shkurtës. Ka bërë një punë të mirë dhe pse jo duhet të qëndrojë dhe të vijojë të jetë në krye të kombëtares shqiptare”, ka theksuar De Biasi për “Report TV”.