Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

“Show” me 4 gola, Kombëtarja U17 nuk ia del përballë sllovenëve

Shkruar nga NEWSPORT
“Show” me  4 gola, Kombëtarja U17 nuk ia del përballë
Kombëtarja U17

Shqipëria U-17 zhvilloi sot ndeshjen e parë miqësore ndaj Sllovenisë, e cila u luajt në “Shtëpinë e Futbollit”. Kuqezinjtë u mposhtën në këtë takim me rezultatin 3-1.

Trajneri Fatjon Tafaj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Lleshi, Mezani, Varesis, Pierro, Marku, Vata, Qosja, Allasufi, Luka, Himallari dhe Mali.

Pjesa e parë ishte e luftuar, me raste nga të dyja skuadrat, por pa gola. Në fraksionin e dytë, Sllovenia zhbllokoi rezultatin në minutën e 54-t me Koren Tian, ndërsa pas katër minutash Deen Okanovic realizoi golin e dytë.

Skuadra mike vulosi fitoren në minutën e 72-t, me golin e tretë të shënuar nga Tristan Kotar. Pavarësisht disavantazhit, kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe ngushtuan diferencën me golin e Mattias Allasufit.

Shqipëria U-17 do të luajë ndeshjen e dytë miqësore ndaj Sllovenisë më 11 tetor, në orën 11:00, në “Shtëpinë e Futbollit”.

Poll

Lexo gjithashtu