Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Finalet e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, FSHF-ja zbulon kur do të hidhet shorti

Shkruar nga NEWSPORT
Finalet e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, FSHF-ja
Kampionatit Europian U-17 "Shqipëri 2025"

Shorti për finalet e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025” do të hidhet më 31 mars, në “Shtëpinë e Futbollit”, një ngjarje historike që do të zhvillohet për herë të parë në vendin tonë.

Kombëtarja shqiptare U-17 merr pjesë automatikisht në finalet e Kampionatit Europian si vend organizator, ndërsa shtatë ekipet e tjera do të përcaktohen më 25 mars, kur do të përfundojnë ndeshjet e raundit të dytë të Ligës A.

Në këtë event madhështor, tetë skuadrat e kualifikuara do të ndahen në dy grupe dhe do të përcaktohet kalendari i ndeshjeve finale.

Në ceremoninë e shortit do të marrin pjesë zyrtarë të UEFA-s, përfaqësues të tetë skuadrave finaliste në Kampionatin Europian, figura të njohura nga futbolli botëror, përfaqësues të botës akademike, artit, politikës, medias dhe miq të federatave të tjera.

Ndërkohë, Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është hapur procesi i aplikimit për akreditimin e medias për shortin final të UEFA U-17 Championship, që do të zhvillohet më 31 mars në “Shtëpinë e Futbollit”.

Gazetarët dhe fotografët e interesuar për të qenë pjesë e këtij eventi mund të aplikojnë në këtë link: Akreditimi për Mediat për shortin final në “Shtëpinë e Futbollit

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga