Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Shoqata Kombëtare e Trajnerëve të Futbollit Shqiptar zhvillon Asamblenë e radhës, Bejkush Birçe nderohet me titullin “President Nderi”

Shkruar nga NEWSPORT
Shoqata Kombëtare e Trajnerëve të Futbollit Shqiptar zhvillon
Shoqata Kombëtare e Trajnerëve të Futbollit Shqiptar

Shoqata Kombëtare e trajnerëve të futbollit shqiptar ka zhvilluar asamblenë e radhës, ku u mblodh anëtarësia për të diskutuar çështjet kryesore të veprimtarisë së saj.

Gjatë punimeve u shqyrtuan pikat e rendit të ditës si dhe pati diskutime qe kishin të bënin me informacionet mbi afatet e licencave të UEFA-s, dhe një sërë çështjesh të tjera të rëndësishme.

Në këtë asamble ishte i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, i cili vlerësoi aktivitetin e Shoqatës Kombëtare të trajnerëve të futbollit shqiptar.

“Shoqata e Trajnerëve ka shumë vite që është themeluar, por, në dallim nga kryesia e shoqatës së mëparshme, janë bërë disa ndryshime dhe sot ju jeni anëtarë të shoqatës. Nëse shoqata më parë ka qenë me një numër të kufizuar anëtarësh themelues, sot numri është goxha më i madh dhe të gjithë ju që jeni në sallë, jeni anëtarë themelues të shoqatës”, – tha Shulku.

Gjithashtu, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, vlerësoi kontributin e një prej figurave më të shquara të futbollit shqiptar, Bejkush Birçe, i cili u nda nga jeta vitin e kaluar dhe në asamble u nderua me titullin President Nderi i Shoqatës Kombëtare të trajnerëve të futbollit shqiptar.

“FSHF dhe Shoqata Kombëtare e Trajnerëve të Futbollit Shqiptar kanë menduar që t’i japin titullin ‘President Nderi’ profesor Bejkush Birçes, i cili ka qenë për shumë vite kryetar i Shoqatës së Trajnerëve”, – tha Sekretari Shulku.

Presidenti i Shoqatës Kombëtare të Trajnerëve të futbollit shqiptar, Sulejman Mema, mbajti një fjalë përshëndetëse për të gjithë anëtarët, ku shtoi se kjo mbledhje është një mundësi e çmuar për të reflektuar, për të vlerësuar dhe për të adresuar sfidat e së ardhmes.

“Është një nder i veçantë dhe kënaqësi e madhe për mua që ndodhem sot mes jush, në këtë mbledhje të rëndësishme të shoqatës sonë. Kjo është një mundësi e çmuar për të reflektuar mbi rrugëtimin tonë, për të vlerësuar të arriturat, dhe për të adresuar sfidat që kemi përpara.

Viti që po lëmë pas ka qenë një periudhë e mbushur me sfida të shumta, por gjithashtu me suksese domethënëse për shoqatën tonë. Përmes angazhimit tuaj të palodhur dhe përkushtimit profesional, kemi arritur të forcojmë rolin dhe imazhin e trajnerit në Shqipëri, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të futbollit shqiptar”, – tha Sulejman Mema.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga