
Në marsin e këtij viti, Sylvinho grumbulloi për herë të parë në kombëtaren shqiptare mesfushorin Juljan Shehu. Shumë tifozëve nuk u pëlqeu vendimi i brazilianit për t’i dërguar ftesë ish-mesfushorit të Laçit.
Por Juljan Shehu i dha kundërpërgjigje me paraqitje të shkëlqyera me kuqezinjtë dhe me Ëidzeë Lodz. Ditën e djeshme startoi kampionati polak, ku mesfushori shqiptar arriti të gjejë rrjetën falë një supergoli, që është komentuar edhe nga Taulant Balla.
Ministri i Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, ka bërë një postim në rrjetet sociale ku komplimenton Juljan Shehun për golin e realizuar.
“Julian Shehu konfirmon formën e tij të shkëlqyer duke e nisur kampionatin me një super gol. Ngre lart shqiponjën në stadiumin e mbushur plot”, shkruan Balla.