
FIFA ka vendosur të shpallë për herë të parë organizimin e “Javës Botërore të Futbollit”, e cila do të zhvillohet nga data 21 deri më 25 maj 2025, me synimin për të festuar fuqinë që ka futbolli për të bashkuar njerëzit në mbarë botën.
Kjo nismë vjen si zgjerim i Ditës Botërore të Futbollit, të shpallur nga OKB-ja, që festohet më 25 maj.
Nën moton “Së bashku, jemi më të fortë”, individë, ekipe dhe organizata ftohen të marrin pjesë duke organizuar aktivitete, ndeshje apo duke ndarë momente që pasqyrojnë fuqinë bashkuese të futbollit.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino theksoi se Java Botërore e Futbollit është një mundësi për të treguar unitetin që sjell ky sport në të gjithë globin.
Java do të prezantohet gjithashtu edhe gjatë Kongresit të 75-të të FIFA-s, që do të mbahet më 15 maj në Paraguai.