
Në mbrëmje e gjithë vëmendja e tifozëve shqiptarë do të jetë në Pragë, kun ë “Epet Arena” Kombëtarja jonë do të sfidojë Ukrainën. Takim i vlefshëm për sfidën e parë të Nations League dhe që do të startojë në orën 20:45.
Kur na ndajnë disa orë nga kjo përballje, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka bërë një postim, ku i uron ekipit suksese. Ndër të tjera shpehet i sigurtë se kjo Kombëtare do të vazhdojë me të njëjtin ritëm si në Euro 2024.
“Të dashur sportdashës!
Emocionet e forta që përjetuam në Europian vetëm pak muaj më parë me krenarine tonë kombëtare vazhdojnë.
Nga sot nisim një tjetër rrugëtim në Ligën e Kombeve si një trampolinë jo vetëm për rezultate të tjera të sukseshme!
Në sfidat e Liges së Kombeve kemi përballë tre ekipe që pamë dhe ndoqëm në Europian, Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Republikën Çeke, duke ditur mirë forcën dhe potencialin e tyre.
Nuk kam dyshimin më të vogël që do të vazhdojmë të bëjmë shumë më mirë për të prodhuar jo vetëm sukses e rezultat, por edhe lojë e emocion për të gjithë sportdashësit kuqezi anembanë botës!
Kjo është Kombëtarja jonë!
Dhe besimi e mbeshtetja për ta nuk do të mungojnë kurrë!
Shumë suksese ekipit e stafit në këtë rrugëtim të ri me besimin e palëkundur që ky ekip do të vazhdojë të mbajë të ndezur adrenalinën dhe suksesin tonë!”, ka shkruar Duka.
View this post on Instagram