Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Ndarja nga jeta e Ismail Kadare, Duka mesazh ngushëllimi: Humbje e madhe, lë pas një trashëgimi kulturore

Shkruar nga NEWSPORT
Ndarja nga jeta e Ismail Kadare, Duka mesazh ngushëllimi: Humbje e madhe,
Armand Duka - Ismail Kadare

Ditë e trishtë është kjo e sotmja. Kolosi i letrave shqiptare, Ismail Kadare është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare, duke tronditur të gjithë. Zemra e të madhit Kadare pushoi mëngjesin e kësaj të hëne.

Për këtë humbje të madhe ka reaguar edhe Armand Duka. Presidenti i FSHF-së është shprehur se Shqipëria humbi një shkrimtar të madh, i cili ka bërë që vendi ynë të njihej anembanë botës. Duka shpeh ngushëllime për familjarët dhe të afërmit e Kadaresë.

“Ismail Kadare, një humbje e madhe për Shqipërinë!

E trishtë të mësosh që Ismail Kadare nuk jeton më. Vendi ynë ka humbur një shkrimtar të madh, një kolos të letrave, i cili e bëri Shqipërinë të njohur anembanë botës.

Kadare ikën, por i lë vendit tonë dhe gjithë botës një trashëgimi të madhe kulturore, kryevepra letrare të përkthyera në 45 gjuhë të ndryshme.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, të afërmit dhe miqtë e Kadaresë, të cilët do ta ndjejnë shumë mungesën e tij.

U prehsh në paqe Ismail Kadare!”, ka shkruar kreu i FSHF-së.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga