Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Malota nuk pajtohet me golin e pësuar në fund: Mbrojtja e Vllaznisë gaboi, ekipi duhet të rrijë lirshëm

Shkruar nga NEWSPORT
Malota nuk pajtohet me golin e pësuar në fund: Mbrojtja e
Renato Malota

Ditën e sotme, Vllaznia u ndal në barazim nga Teuta në transfertë me shifrat 1-1. Deri në minutat e fundit, ekipi shkodran ishte në avantazh, por durrsakët gjetën golin e barazimit në minutat shtesë.

Sipas Renato Malotës, gabimi për golin e pësuar në fund ishte i mbrojtjes kuqeblu. Këtë e konfirmoi vetë ish-mbrojtësi i ftuar mbrëmjen e sotme në “Rubrikën Sportive”.

“Doja të prekja pak pjesën e mbrojtësve. Mbrojtja e fortë fiton tituj. Tek goli i Teutës, mbrojtja e Vllaznisë gaboi në tërësi. Lojtari i Teutës pa krosuar topin, mbrojtësit e Vllaznisë ishin në zonë, por ekipi duhet të rrijë lirshëm”, u shpreh Malota.

Poll

Lexo gjithashtu