
Kursi UEFA C/ Diplomohen 37 trajnerë të rinj në zonën e Tiranës
Kursi i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit për trajnerët e licencës UEFA C, në zonën e Tiranës, ka mbyllur me sukses edicionin e radhës.
Në ceremoninë e rastit të organizuar në “Shtëpinë e Futbollit” u ndanë diplomat për 37 pjesëmarrësit, ndërsa ishin të pranishëm drejtues të Sektorit të Edukimit në FSHF, të cilët janë përkujdesur për ecurinë e këtij kursi.
Të diplomuarit e kursit, pas pajisjes me licencën UEFA C, mund të ushtrojnë profesionin e trajnerit në futbollin amator dhe mund të punojnë si zëvendës-trajnerë me ekipet e moshave që marrin pjesë në kampionatet e të gjitha niveleve të organizuara nga FSHF në vend.
Poll