Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton ristrukturimin e kategorisë së arbitrave për sezonin 2025-2026

Shkruar nga NEWSPORT
Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton ristrukturimin e kategorisë së
Arbitrat

Në vijim të vendimeve të miratuara nga Komiteti Ekzekutiv, Komiteti i Arbitrimit, në bashkëpunim me Sektorin e Arbitrimit, ka propozuar ndryshime në kategorizimin e arbitrave dhe  zyrtarëve për sezonin 2025-2026.

Është ndryshuar emërtimi i kategorive të arbitrave dhe vëzhguesve:

Kategoria e Parë (ishte Superiore)
Kategoria e Dytë (ishte e Parë)
Kategoria e Tretë (ishte e Dytë)
Kategoria Amatore (ishte e Tretë)
Numri i arbitrave dhe asistentëve në secilën kategori është si më poshtë:

Kategoria e Parë: 30 arbitra dhe 40 asistentë
Kategoria e Dytë: 20 arbitra dhe 40 asistentë
Kategoria e Tretë: 25 arbitra dhe 30 asistentë
Kategoria Amatore: 30 arbitra
Ky ndryshim synon të përmirësojë organizimin e ndeshjeve dhe zhvillimin profesional të arbitrave, duke përshtatur strukturën me nivelin e rritur të konkurrencës në Abissnet Superiore dhe Kategorinë e Parë.

Poll

Lexo gjithashtu