Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Komisioni i DISIPLINËS ndëshkon katër ekipet e Superiores, e pëson dhe Apolonia e Femrave

Shkruar nga NEWSPORT
Komisioni i DISIPLINËS ndëshkon katër ekipet e Superiores, e
Komisioni i Disiplinës

Ditën e sotme kanë dalë edhe vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës për javën e fundit të kampionateve shqiptare. Nga Kategoria Superiore e kanë pësuar Teuta, Egnatia, Vllania, Bylis gjithashtu dhe Apolonia e Femrave.

1.KF Teuta, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së seancave stërvitore në ambientet e Stadiumit Niko Dovana, ku zhvillohen ndeshjet zyrtare, duke shkelur nenin 38/2 të Rregullores së Aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.
2. KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
3. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
4. KF Bylis, për mos respektimin e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë zhvillimit të ndeshjes, në bazë të neneve 8/1 dhe 13/2/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
5. Zyrtari i KF Bylis, Besnik Kapllanaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe shekelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë, në bazë të neneve 13/2/a dhe 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.
6. FK Apolonia Femra, për mos marrjen e masave të nevojshme për rendin dhe sigurinë në ndeshje  duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 8, 17/1 dhe 17/2/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.Sipas nenit 76/1/d të KDE, gjoba të aplikohet në masën 5%.
7. Zyrtari i FK Apolonia Femra, Maringlen Kule, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
8. Zyrtari i FK Apolonia, Koço Kokëdhima, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE dënohet me 1 (një) vit pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.
9. Zyrtari i FK Apolonia, Kiri Mundija, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE dënohet me 1 (një) vit pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.
10. KF Bylis U-17 Femra, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Abissnet Superiore Femra U-17, kunder KF Lushnja Femra U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/d të KDE, gjoba të aplikohet në masën 5%.
11. Lojtari i KF Devolli, Agudelo Gaviria Juan Diego, për provokim të spektatoreve, në bazë të nenit 14/1/f, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
12. KF Shkumbini U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-19, Zona Rajonale Tiranë, kunder Kamza Sport U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
13. KF Turbina U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Parë U-19, kunder Flamurtari FC U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
14. Akademia e Futbollit U-15, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së mos marrjes së masaveorganizative shkelur Rregulloren e Aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.
15. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Vllaznia, Arbër Shytani,pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
16. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Oriku, Endi Suloj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
17. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Turbina, Alojs Vernozi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
18. Rrëzimin e kërkesës së KFF Gramshi si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga