
Në “Wembley” në orën 20:45 të gjithë do të jemi sy e veshë nga Londra për të parë e shijuar një 90-të minutash shumë të rëndësishëm dhe plot emocionues. Anglia do të presë Shqipërinë dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë e sfidës së parë kualifikuese.
Për këtë përballje ka reaguar edhe Armand Duka në rrjetet sociale. Kreu i FSHF-së thekson se kuqezinjtë nisin sot një tjetër sfidë të rëndësishme, me besimin që mund të realizojmë një ëndërr. Ndër të tjera nënvizon se kuqezinjtë kanë mjaft cilësi dhe zemër e shpirt për të luftuar me këto.
“Nisim sot një tjetër sfidë, me besimin se mund të realizojmë një ëndërr!
Përballë kemi kundërshtarë të vështirë, duke nisur nga Anglia me të cilën ndeshemi sot në “Wembley”. Gjithsesi kjo nuk duhet të na zbrapsë, por të na motivojë, të na bëjë bashkë, të përpiqemi dhe të vazhdojmë të jemi frymëzues për shqiptarët kudo që jetojnë.
Kombëtarja jonë ka gjithashtu lojtarë të mirë, Kombëtarja jonë ka cilësi, Kombëtarja jonë ka zemër, shpirt dhe do të japë maksimumin në fushën e lojës.
Në fund mund të bëjmë atë që nuk e kemi bërë asnjëherë, të shkojmë në një Kampionat Botëror. Me besim, këmbëngulje, duke qenë një trup i vetëm, lojtarë, staf e tifozë, gjithçka është e mundur!
#ForcaShqiperi”, ka shkruar Duka.