
Robbie Keane
Myrto Uzuni kaloi një periudhë shumë të mirë në Hungari, veçanërisht tek Ferencvaros. Ish-klubi i legjionarit ka zyrtarizuar trajnerin e ri dhe ai është një legjendë.
Në pankinën e klubit të njohur hungarez do të ulet Robbie Keane. Irlandezi është një legjendë e kombëtares irlandeze dhe i ligës angleze. Kujtojmë që Keane ka luajtur për klube si Liverpool dhe Tottenham.
Vetë ekipi ku Uzuni hodhi hapat e suksesit për t’u trampoluar në Spanjë ka bërë gjithçka zyrtare në një njoftim në rrjetet sociale. 44 vjeçari nis një aventurë të re pas asaj me Maçabi Tel Aviv që ishte e parë për sulmuesin rekordmenë të Irlandës.
Poll