Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Gjithëpërfshirja e fëmijëve përmes sportit, FSHF mirëpret projektin “Në Sport e në Lojë: Së bashku të barabartë & të sigurt”

Shkruar nga NEWSPORT
Gjithëpërfshirja e fëmijëve përmes sportit, FSHF
FSHF dhe Special Olympics

Save the Children dhe Special Olympics në Shqipëri, me mbështetjen e Federatës së Futbollit dhe UEFA Foundation for Children, zhvilluan në “Shtëpinë e Futbollit” Turneun Kombëtar të Unifikuar të Futbollit.

Ky aktivitet shënoi përmbylljen e projektit “Në Sport dhe në Lojë: Së bashku të barabartë dhe të sigurt”, një nismë që ka promovuar gjithëpërfshirjen e fëmijëve përmes sportit në shkolla.

Në këtë turne morën pjesë 60 atletë, fëmijë dhe të rinj me dhe pa aftësi të kufizuara, nga gjashtë qytete të Shqipërisë: Tirana, Durrësi, Shkodra, Elbasani, Vlora dhe Korça.

Aktiviteti u organizua gjithashtu në kuadër të Muajit të Autizmit dhe Javës së Sportit për Zhvillim dhe Paqe, duke theksuar rolin që luan sporti në ndërtimin e një shoqërie më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse.

Qëllimet kryesore të këtij aktiviteti ishin: përfshirja sociale, përdorimi i sportit si mjet për integrimin e personave me aftësi të kufizuara, bashkëpunimi i komuniteteve, forcimi i ndjenjës së miqësisë dhe bashkëpunimit midis fëmijëve dhe të rinjve, si dhe promovimi i rëndësisë së aktivitetit fizik për shëndetin dhe mirëqenien e tyre.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga