Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Futsal Euro 2026/ Trajneri Resuli fton 14 futbollistë për ndeshjet e radhës kundër Armenisë

Shkruar nga NEWSPORT
Futsal Euro 2026/ Trajneri Resuli fton 14 futbollistë për ndeshjet e
Shqipëria e Futsallës

Shqipëria e Futsallës ngre siparin e ndeshjeve kombëtare për vitin 2025. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Erind Resuli do të luajnë dy ndeshjet e radhës të të vlefshme për kualifikueset e “Futsal Euro 2026” kundër Armenisë.

Në kuadër të këtyre dy sfidave të rëndësishme, trajneri Resuli ka grumbulluar 14 futbollistë. Ndeshja e parë ndaj Armenisë do të zhvillohet në transfertë më 1 shkurt, në ora 14:00 (CET) dhe më pas kuqezinjtë do të luajnë takimin e dytë më 5 shkurt në Tiranë në ora 19:00. Kuqezinjtë janë grumbulluar nga kjo pasdite në kryeqytet dhe do të stërviten në Parkun Olimpik “Feti Borova”

Shqipëria e Futsallit është pjesë e grupit 6, së bashku me Kazakistanin, Armeninë dhe Danimarkën.

Kuqezinjtë renditen në vendin e tretë me 3 pikë, teksa kanë marrë një fitore ndaj Danimarkës dhe një humbje me Kazakistanin.

Futsal Euro 2026/ Trajneri Resuli fton 14 futbollistë për ndeshjet e
Lista e Kombëtares së futsallës

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga