Federata e Futbollit mori pjesë në panairin e punës të organizuar nga Tirana Business University, duke prezantuar programin e saj të internshipit dhe mundësitë e praktikave profesionale për studentët. Përfaqësues të FSHF-së njohën të rinjtë me praktikat dhe përvojat që ofron institucioni i futbollit si edhe Departamentet e ndryshme të, ku mund të bëhen pjesë.
Pjesëmarrja e FSHF-së në këtë panair përbën një hap të rëndësishëm për të përkrahur të gjithë studentët që duan të ndërtojnë një karrierë në fushën e sportit. Federata promovon jo vetëm futbollin, por ofron edhe mundësi për përvojë të drejtpërdrejtë dhe përgatitje profesionale për studentët në një ambient dinamik dhe të larmishëm.
Studentët që zgjedhin të ndjekin një praktikë në FSHF kanë mundësinë të punojnë me ekspertë të industrisë dhe të marrin pjesë në projekte konkrete që ndihmojnë zhvillimin e futbollit në Shqipëri.
Për ta, kjo praktikë është një mundësi shumë e mirë për të fituar njohuri të reja si edhe për të zhvilluar aftësi praktike dhe për të kontribuar në zhvillimin e futbollit dhe komunitetit.
Të gjithë të interesuarit mund të shkruajnë në [email protected].