Granit dhe Taulant Xhaka
Kombëtarja shqiptare ia doli që të kualifikohej për herë të parë në histori në “play-off” të Botërorit. Kuqezinjtë triumfuan në transfertë përballë Andorrës me shifrat 0-1, falë një goli të Kristjan Asllanit.
Ndërkohë që reagimet kanë qenë të shumta. Një ndër to, është edhe ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka. Ky i fundit ka publikuar në “InstaStory” kuqezinjtë, duke shkruar: Urime Shqipëri!
Një reagim krejtësisht ndryshe, nga i të vëllait, Granitit. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, mesfushori i Zvicrës “mohoi” në mënyrë të tërthortë që fliste gjuhën shqipe. “Flas vetëm gjermanishten e Zvicrës dhe kjo është e mjaftueshme”, ishin fjalët e Granit Xhakës.
Poll

