Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Ekipet Kombëtare të vajzave vijojnë përgatitjet, U-19 intensifikon miqësoret para kualifikuesve të Europianit

Shkruar nga NEWSPORT
Ekipet Kombëtare të vajzave vijojnë përgatitjet, U-19
Kombëtarja U-19 e vajzave

Ekipet Kombëtare të vajzave vazhdojnë përgatitjet dhe seancat stërvitore të përjavshme në “Shtëpinë e Futbollit”, nën drejtimin e stafeve teknike përkatëse. Krahas grupeve bazë, në këto grumbullime marrin pjesë edhe elemente të reja, të cilat testohen përmes ndeshjeve dhe testeve miqësore brenda grupeve përkatëse, duke pasur mundësinë të tregojnë cilësitë e tyre.

Në fokus këtë muaj është Kombëtarja U-19, e cila po përgatitet për raundin e dytë të kualifikuesve të Kampionatit Europian. Për këtë arsye, stërvitjet dhe testet miqësore janë intensifikuar. Nën drejtimin e trajneres Luçije Gjini, skuadra kuqezi zhvilloi një ndeshje miqësore ndaj Gramshit, një përballje ku vëmendja kryesore ishte evidentimi i talenteve të reja dhe përmirësimi i aspekteve taktike të ekipit.

Ndërkohë, edhe Kombëtarja U-16 dhe përfaqësuesja rajonale U-14 zbritën në fushë këtë javë, duke zhvilluar jo vetëm teste miqësore mes tyre, por edhe ndeshje miqësore. Kombëtarja U-16 zhvilloi një ndeshje miqësore me ekipin 2 Korriku të Kosovës në ‘Shtëpinë e Futbollit’. Këto teste dhe takime miqësore janë një mundësi e rëndësishme për seleksionimin e futbollisteve të reja. FSHF vijon të mbështesë skuadrat kombëtare me infrastrukturë dhe bazë materiale, duke e pasur si prioritet zhvillimin e futbollit të vajzave në Shqipëri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga