Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Edicioni i dytë i kursit UEFA C në Korçë, licencohen 33 trajnerë të rinj

Shkruar nga NEWSPORT
Edicioni i dytë i kursit UEFA C në Korçë, licencohen 33
Kursit UEFA C

Kursi për trajnerët e licencës UEFA C, i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në zonën e Korçës ka mbyllur me sukses edicionin e tij të dytë me diplomimin e 33 pjesëmarrësve që ishin pjesë e këtij kursi.

Në ceremoninë e organizuar me grupin e trajnerëve më të rinj korçarë ishte i pranishëm anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Ylli Çekiçi, sekretari i Shoqatës Rajonale të Korçës, z. Renato Rapi, dhe përfaqësuesi i FSHF-së, z. Alban Tafaj. Anëtari i KE-së së FSHF-së, Ylli Çekiçi i uroi shumë suksese të gjithë të licencuarve dhe i ftoi të ndjekin ëndrrën e tyre dhe të kontribuojnë për të zhvilluar futbollin në vendin tonë.

Kursi për trajnerët e licencës UEFA C zgjati rreth 3 muaj, teksa të gjitha leksionet janë zhvilluar në qytetin e Korçës nën kujdesin e Shoqatës Rajonale të Futbollit Korçë, pasi sipas direktivave të UEFA-s, “licenca” duhet të shkojë te trajneri, për të pasur një shpërndarje të këtij kursi në të gjithë vendin dhe për të përmirësuar dhe për të rritur cilësinë e trajnerëve.

Trajnerët e rinj mund të ushtrojnë profesionin e trajnerit në futbollin amator dhe mund të punojnë si zëvendës-trajnerë me ekipet e moshave që marrin pjesë në kampionatet e të gjitha niveleve të organizuara nga FSHF në vend. Ky kurs është një hap i rëndësishëm në formimin dhe kualifikimin e trajnerëve të rinj, të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin e futbollit në nivel lokal dhe kombëtar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga