Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

VIDEO/ Edicioni futbollistik 2025/2026 vjen me risi, ndërtohet qendra e dedikuar për sistemin VAR në “Shtëpinë e Futbollit”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Edicioni futbollistik 2025/2026 vjen me risi, ndërtohet qendra e
Sistemi i VAR

Duke nisur nga sezoni futbollistik 2025/2026, sistemi VAR në futbollin shqiptar do të funksionojë nga një qendër e përhershme e dedikuar, e ndërtuar në “Shtëpinë e Futbollit”. Federata e Futbollit ka ndërmarrë këtë hap të rëndësishëm për modernizimin dhe rritjen e standartit të arbitrazhit shqiptar, duke e sjellë atë në një linjë me praktikat më të mira europiane.

Kjo qendër do të monitorojë pesë ndeshje njëkohësisht nga kampionati “Abissnet Superiore”, duke eliminuar kështu nevojën për qendrat e lëvizshme që janë përdorur deri më tani. Në dispozicion do të jenë 5 dhoma VAR-i, te pajisura me teknologjinë më të fundit, ku arbitrat do të kenë mundësinë të analizojnë momentet e diskutueshme.

Përveç ndeshjeve të “Abissnet Superiore”, kjo qendër do të shërbëjë edhe për ndeshje të zgjedhura nga kampionati i Kategorisë së Parë, apo kampionatet e tjera në varësi të sfidave.

Përmes këtij investimi të rëndësishëm për futbollin shqiptar, FSHF dëshmon se po ndjek hapat e federatave më të zhvilluara europiane si ato angleze, spanjolle apo italiane, që kanë adoptuar prej kohësh qendrat e centralizuara të sistemit VAR.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FSHF (@fshforg)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga