Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Dhuratë FANTASTIKE në Ditën e Pavarësisë, vajzat e Kombëtares shkëlqejnë në Turqi

Shkruar nga NEWSPORT
Dhuratë FANTASTIKE në Ditën e Pavarësisë, vajzat e
Kombëtarja e vajzave në Turqi

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka bërë një paraqitje mjaft dinjitoze ditën e sotme, në një duel delikat përballë Turqisë. Sfida miqësore përfundoi në barazim, me shifrat 1-1.

Golin për vajzat tona, e shënoi Alma Hila në minutën e 20-të të sfidës. Ndërkohë që për golin e barazimit, Turqia mendoi në minutën e 50-të, duke shënuar me Ebru Topcu.

Megjithatë, duke marrë parasysh kundërshtaret që kishin përballë, vajzat kuqezi i bënë sot dhuratë shqiptarëve një rezultat fantastik, pikërisht në Ditën e Pavarësisë.

Përveç paraqitjes dinjitoze, vlen të përmendet edhe një rast, për një penallti të padhënë ndaj vajzave tona. Gjithsesi, barazimi në mes të Turqisë, motivon për më tutje vajzat kuqezi.  

Gjithashtu, s’mund të anashkalohet fakti, që vajzat kuqezi zbritën në fushë pa seancën e fundit stërvitore, që zhvillohet 1 ditë para ndeshjes. Kjo për shkak të anulimit të fluturimit më datë 26 nëntor, kur ishte parashikuar edhe “zbarkimi” i Kombëtares në shtetin turk. Kjo ua bëri më të vështirë në letër, por në fushë vajzat kuqezi treguan karakter.

Por, Kombëtarja shqiptare e vajzave s’do të kthehet në atdhe. Kjo për shkak se Shqipëria do të luajë një tjetër miqësore, po me Turqinë, por kësaj here më datë 1 dhjetor, ora 14:00 ne stadiumin “Yusuf Ziya Öniş”.

Poll

Lexo gjithashtu