Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Asambleja e Përgjithshme e SHRF Gjirokastër, punimet vjetore zhvillohen me 3 shkurt

Shkruar nga NEWSPORT
Asambleja e Përgjithshme e SHRF Gjirokastër, punimet vjetore
SHRF Gjirokastër

Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokastër do të zhvillojë punimet vjetore nesër në ora 12:00 në qytetin e Gjirokastrës. Në këtë asamble priten të merren vendime të rëndësishme për aktivitetet futbollistike në këtë qark sportiv që përfshin bashkitë Gjirokastër, Libohovë, Tepelenë, Memaliaj, Përmet, Këlcyrë, Dropull, Sarandë, Konispol, Finiq dhe Delvinë.

Sipas rendit të ditës, pritet që të diskutohet raporti i aktivitetit të Shoqatës, të miratohen pasqyrat financiare, buxheti për vitin 2025 si edhe të zgjidhen delegatët që do të përfaqësojnë SHRFGJ-në në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së. Një nga pikat kryesore është edhe ndryshimi i emblemës së SHRFGJ-së.

Anëtarët do të kenë mundësinë që të diskutojnë edhe mbi problemet konkrete që mund të kenë dhe që duan t’u jepet zgjidhje nga Shoqata dhe Federata e Futbollit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga