Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Ambasadorja e Hungarisë mbërrin në Shqipëri, e pret Armand Duka

Shkruar nga NEWSPORT
Ambasadorja e Hungarisë mbërrin në Shqipëri, e pret Armand
Martina Kasnyik - Armand Duka

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, z. Armand Duka, priti në takim Ambasadoren e Hungarisë në Tiranë, znj. Martina Kasnyik.

Gjatë këtij takimi në ambientet e Shtëpisë së Futbollit u diskutua mbi bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e sportit, me fokus të veçantë në futbollin.

Presidenti Duka shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Hungaria i ka dhënë futbollit shqiptar, duke vënë në pah rëndësinë e shkëmbimeve të përbashkëta për zhvillimin e sportit.

Nga ana tjetër, Ambasadorja Kasnyik theksoi vlerësimin për përpjekjet e Federatës Shqiptare të Futbollit për të promovuar futbollin në Shqipëri dhe përkushtimin për të rritur cilësinë e sportit në të gjitha nivelet.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga