Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

SKANDALOZE/ "Air Albania" lë në rrugë Kombëtaren, vajzat kuqezi rrezikojnë ndeshjet me Turqinë

Shkruar nga NEWSPORT
SKANDALOZE/ "Air Albania" lë në rrugë Kombëtaren,
Kombetarja shqiptare e vajzave

Kombëtarja shqiptare e vajzave është bërë pjesë e një situate të paprecedentë nga kompania ajrore “Air Albania”. Ditën e sotme, vajzat kuqezi dhe stafi i Kombëtares ndodheshin në aeroportin “Nënë Tereza”, në pritje të fluturimit të tyre drejt Turqisë.

Ky udhëtim ishte në kuadër të dy miqësoreve që vajzat kuqezi do të luanin përballë Turqisë, më datë 28 nëntor dhe 1 dhjetor. Megjithatë, fluturimi që ishte parashikuar në orën 18:20 është anuluar në mënyrë të papritur, pa pasur asnjë njoftim zyrtar.

Diçka e tillë ka shkaktuar kaos dhe pakënaqësi tek të gjithë pasagjerët, sidomos te Kombëtarja e vajzave. Këto të fundit dhe stafi kuqezi janë detyruar të kthehen mbrapsht, duke prishur të gjithë axhendën e tyre. Madje, nga kompaninë ajrore “Air Albania” kishte pakorrektësi të madhe, për shkak se edhe zyrat ishin të mbyllura, ndërsa telefonatave nuk u përgjigjeshin.

Anulimi i këtij fluturimi rrezikon jo pak zhvillimin e ndeshjeve të Shqipërisë me Turqinë. Kështu, në pozitë është vendosur edhe Federata Turke e Futbollit, e cila kishte përgatitur të gjithë axhendën, për të mirëpritur vajzat tona.

Sigurisht që i gjithë faji bie mbi kompaninë ajrore, “Air Albania”, e cila përveçse anulon fluturimet pa njoftime paraprake, nuk merr “mundimin” as t'u përgjigjet telefonatave. Një mungesë profesionalizmi, duke mos u përshtatur aspak me kriteret dhe standardet ndërkombëtare të transportit ajror.  

Poll

Lexo gjithashtu