Një ngjarje e rëndë është shënuar në shtetin e Kongos. Për shkak të një sëmundje, djali 4 vjeçar i sulmuesit kongolez, Meschack Elia ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në prag të sfidës që Young Boys do të luante kundër Shtutgart.
Menjëherë sapo mori lajmin, futbollisti i ekipit zviceran është nisur për në Kongo, duke mos marrë pjesë në këtë ndeshje. Një tragjedi e vërtetë në familjen e 27-vjeçarit, që po kalon një dhimbje të madhe.
Si Shtutgarti dhe Young Boys mbajtën 1 minutë heshtje para sfidës së zhvilluar mbrëmë. Në krahun tjetër, kujtojmë se Elia aktivizohet te zviceranët që prej vitit 2020.
Poll