
Kalimi në Slloveni duket se e ka rilindur mesfushorin e kombëtares
shqiptare, Endri Çekiçi. 22 vjeçari i lindur në Pogradec firmosi me skuadrën e
Olimpija Lubjana gjatë merkatos së dimrit, duke u bërë menjëherë protagonist.
Çekiçi ka gjetur minutat e duhura e madje edhe rrugën e rrjetës te skuadra e
re. Në një test miqësor, Çekiçi ka qenë protagonist duke realizuar një supergol
nga goditja e dënimit.
Ai debutoi pak ditë më parë me fanellën e Olimpias në ndeshje zyrtare në kampionat, duke luajtur për pak minuta por e rëndësishme për të, është që të arrijë ritmin e skuadrës e më pas të sigurojë formacionin.
Një sinjal i qartë ky edhe për teknikun e kombëtares kuqezi, Christian Panucci që mund ta marrë në konsideratë 22 vjeçarin për duelet kualifikuese të Europianit 2020.