Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Spektakël i garantuar në SUPERIORE, njihuni me 5 ndeshjet e javës së 21 të kampionatit

Shkruar nga NEWSPORT

Në javën e 21 të Superiores do të kemi përsëri përballje interesante. Një prej tyre, e ndoshta ajo që do të marrë më shumë vëmendje është sfida mes Kukësit dhe Tiranës, ku asnjë prej skuadrave nuk dëshiron të lëshojë pikë dhe në këto kushte fitorja është detyrim.

Gjithashtu, Skënderbeu pret në shtëpi Laçin. Korçarët vijnë nga 6 humbje radhazi, e ndërsa Laçi është mundur nga Luftëtari në shtëpi, një humbje që erdhi disi surprizë.

Ndërsa, përsa i përket skuadrës kryesuese të kampionatit, Partizanit, demat do të presin në "Selman Stermasi" Kastriotin e "uritur" të Bledar Devollit, ku në 2 takimet e fundit ka marrë 6 pikë, duke mundur luftëtarin dhe Skënderbeun.

Në Durrës gjithashtu luhet një tjetër ndeshje interesante. Teuta pret Kamzën. Skuadra e drejtuar nga tekniku Bledi Shkëmbi, me barazimet që ka marrë në ndeshjet e fundit, është duke qendruar shumë prapa kreut dhe tashmë përveç fitores nuk ka justifikim për asnjë rezultat tjetër. As Kamza nuk dëshiron që në Durrës të shkojë për shëtitje, pasi lufta për mbijetesë tashmë po bëhet gjithmonë e më e egër.

Më tej, në Gjirokastër Luftëtari do të presë Flamurtarin. Gjirokastritët me në krye teknikun Julian Ahmataj do të tentojnë të bëjnë surprizën e radhës, ashtu sikurse vepruan në Laç. Nga ana tjetër, Flamurtari nuk mund ta "përtyp" humbjen me Kukësin dhe kërkon që në mënyrë të padiskutueshme të marrë fitoren në stadiumin "Gjirokastra".

Kujtojmë që në lidhje me këto takime ende nuk janë caktuar oraret zyrtare se kur do të luhen ndeshjet.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga