Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Spektakël dhe 4 gola në miqësoren e sotme Elbasani - Shkumbini

Shkruar nga NEWSPORT
Spektakël dhe 4 gola në miqësoren e sotme Elbasani - Shkumbini

Mesditën e sotme është luajtur një ndeshje miqësore mes ekipit të Elbasanit dhe atij të Shkumbinit.  Kjo ndeshje është zhvilluar në qytetin e Elbasanit dhe tifozëria ka qënë e pakët në numër nga të dy ekipet.

Një ndeshje e cila do te fillonte me epërsinë e menjëhershme nga ekipi i Elbasanit duke shënuar kështu të parët me anë të Vllahit. Megjithatë futbollistët peqinas arrijnë të përmbysin këtë rezultat me anë të golit të Nexhëz dhe një autogol nga ana e Suvarisë.

Atëherë kur të gjithë menduan se kjo ndeshje do të përfundonte në favor të miqve, në minutën e fundit të kohës së rregullt, Dosti arrin ta dërgojë topin në rrjetë dhe i çon shifrat në 2-2.

Skuadrat të cilat i përkasin të njëjtës prefekturë e kanë mbyllur takimin miqësor mes tyre me një barazim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga