
Katër herë janë përballur mes tyre Korabi dhe Partizani.
Dy përballjet e para i takojnë sezonit të vitit 1962-63. Partizani ka mundur në shtëpi me rezultatin 3-0 dibranët e ndërsa në ndeshjen e transfertës ka fituar sërish me rezultatin 1-0 në takimin e luajtur në Peshkopi.
Dy ndeshjet e fundit mes tyre janë fituar gjithashtu nga Partizani. Të dy takimet janë luajtur në fusha asnjëanëse ku triumfues ka dalë Partizani me rezultatet 1-0 dhe 0-1.
Dibranët jo vetëm që nuk kanë fituar asnjë takim me të kuqtë, por edhe nuk kanë arritur të shënojnë një gol në portën e tyre.
Lojtarët e Korabit janë shprehur se do të kërkojnë të shënojnë golin e pare ndaj të kuqve dhe ndoshta ky gol të të mund të sjellë edhe një pikë për ta.