
Kombëtarja spanjolle është bërë zyrtarisht me trajner. Largimi i Nicente Del Bosque pas humbjes kundër Italisë ka bërë që drejtuesit e Federatës Spanjolle të Futbollit të kërkojnë zëvendësuesin. Ai nuk është emër i dëgjuar në arenën ndërkombëtare, pasi nuk ka drejtuar skuadra apo kombëtare të mëdhaja.
Julen Lopetegui, ish-trajneri i Portos dhe Spanjës U-21 tashmë është ulur zyrtarisht në pankinën e "Furisë së kuqe". Në një njoftim të organit më të lartë të futbollit spanjoll thuhet se ai do të prezantohet përpara mediave në orën 17:30.
Poll