
Lajme të mira nga Spal dhe Etrit Berisha. Klubi italian ka kryer testet e radhës për Covid-19 dhe ka bërë publike përgjigjet. Në faqen zyrtare Spal ka komunikuar se asnjë prej lojtarëve dhe pjesëtarëve të stafit nuk është i prekur dhe të gjithë kanë rezultuar negativ.
Një lajm i mirë edhe për portierin e kombëtares shqiptare që vazhdon stërvitjen dhe nuk është i prekur nga virusi. Prej dy javësh të gjitha skuadrat në Itali janë rikthyer në fushë për stërvitje individuale, ndërsa tani do të stërviten në grupe pas miratimit nga Qeveria.
SPAL comunica che le analisi mediche effettuate nei giorni scorsi da staff tecnico e giocatori della prima squadra biancazzurra hanno dato tutte esiti negativi. #MaiSola #ForzaSPAL⚪️🔵 pic.twitter.com/S8N6cHPkMA
— SPAL (@spalferrara) May 19, 2020