Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Sot luhet derbi i jugut, presidenca surprizon tifozët; një gjyqtar i Superiores për këtë sfidë

Shkruar nga NEWSPORT
Sot luhet derbi i jugut, presidenca surprizon tifozët; një gjyqtar i

Nis sot kampionati i kategorisë së Dytë, për grupin B në futbollin shqiptar. Një sfidë të veçantë ka rezervuar kalendari që në start të sezonit. Në orën 16:00 Butrinti do të presë në "shtëpi" Delvinën. Sfida është vendosur të luhet në stadiumin e qytetit të Gjirokastrës, pasi klubi sarandiot ka fushën të dënuar nga Komisioni i Disiplinës. Nisur edhe nga rivaliteti i klubeve, sfida pritet të jetë interesante.

Presidenca e Butrintit ka vendosur të vërë në dispozicion autobusa falas për transportin e tifozëve drejt Gjirokastrës.

Rëndësi e veçantë i jepet këtij takimi edhe përsa i përket gjykimit, pasi kryesor do të jetë arbitri i Kategorisë Superiore, Laver Alla. Sezonin e kaluar në Sarandë, Butrinti fitonte me shifrat e thella 3-0.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga