Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Sot do festonte 54 vjetorin e lindjes, Meta kujton ''ikonën'' e futbollit shqiptar: Traktori la gjurmë të thella në histori

Shkruar nga NEWSPORT
Sot do festonte 54 vjetorin e lindjes, Meta kujton

Lefter Millo mbetet një ''ikonë'' e futbollit shqiptar. Millo, i njohur ndryshe si ''traktori'', ka qënë pjesë e Luftëtarit, Partizanit dhe ekipit Kombëtar. Shkëlqimi i Millos kaloi tokat shqiptare dhe ''pushtoi'' Greqinë, teksa ka qënë pjesë e Iraklis dhe Larisës.

Meta e përkujton atë me anë të një postimi, me rastin e 54 vjetorit të tij, ku shprehet se talenti dhe mjeshtëria e rrallë e tij në fushën e blertë, la gjurmë të thella e të paharruara në historinë e futbollit shqiptar. Ai e sheh si shembullin model për t'a ndjekur në sportin më të bukur në botë.Një aksident fatal i mori jetën atij në moshën 30 vjeçare në Greqi.

Postimi:

"Si sot, 54 vite më parë, në Derviçanin e dashur, lindi një nga ikonat e futbollit shqiptar, mesfushori energjik i Luftëtarit, Partizanit dhe Ekipit Kombëtar, Lefter Millo, të cilin përherë do ta kujtojmë me respekt e mirënjohje.

I pagëzuar nga tifozët e dashamirësit me nofkën "Traktori", për talentin dhe mjeshtërinë e rrallë në fushën e blertë, Lefter Millo, la gjurmë të thella e të paharruara në historinë e futbollit shqiptar, së bashku me shumë korifej të tjerë si Panajot Pano, Vasillaq Zëri, Arjan Xhumba e Arjan Bellai, të cilët edhe pse me kombësi greke, e nderuan me besnikëri dhe devocion fanelën Kuq e Zi dhe ngritën lart emrin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, duke u kthyer shembuj të jashtëzakonshëm për brezat e rinj e veçanërisht në simbole të bashkëjetesës së shkëlqyer ndëretnike në vendin tonë.

Futbolli ynë ka nevojë për modelin e vyer të Lefter Millos, i cili shkëlqeu edhe me ekipet më të mira të Greqisë, për shpirtin e tij të garës, dëshirën dhe vendosmërinë për të fituar, dhe jam i bindur se minoriteti grek do t'i japë sportit shqiptar të tjera talente dhe legjenda si ai.

U largua nga jeta aksidentalisht në kulmin e formës sportive, kur të gjithë prisnim të jepte maksimumin e tij, për të mbetur përgjithmonë në memorien tonë si fitimtari i dyluftimeve, i paepur, energjik dhe triumfues, për këdo që e adhuronte për karakterin dhe pasionin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e blertë.

Lefter Millo është shembulli se si një fëmijë fshati vetëm falë pasionit, këmbënguljes dhe talentit mund të arrijë majat e suksesit.

Mezi pres të rikthehem në Derviçian për të nderuar këtë legjendë të futbollit Kuq e Zi.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga