
Kukësi nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në transfertë ndaj Teutës. Menjëherë pas takimit ka folur zëvëndëstrajneri i verilindorëve, Rrahman Hallaçi. Hallaçi u shpreh se ekipi ka bërë mirë, pavarësisht se nuk ia dolën të merrnin 3 pikët.
''Nuk e kemi menduar që do presim ekipin e Teuëts. Thjeshtë bëhej fjalë për 50 metra. E keshim pergatitur ndeshjen për ta fituar. Donim pa tjetër të fitonim pasi kishim marrë dy rezultate negative.
Është një pikë shprese. Mendoj se e kemi bërë detyrën, por presim më shumë. Ne kemi investuar fort për të arritur deri aty. Nuk jemi komod, por shumë shpejt do ambjentohem. Kam qënë në kontakt me Gegën dhe kam diskutuar. Gega është mirë me shëndet. Të gjithë lojtarët i kemi në dispozicion. Kemi marrë masat që në fillim edhe në rast dëmtimesh. Ndeshja shkoi mirë, edhe pse na munguan disa.
Teuta është ekip serioz, por edhe ne kemi investuar. Kemi disa gjëra për t'i korriguar. Cilësia dhe kualiteti është. Nuk dua të justifikohem. Gega? kemi qënë në kontakt gjatë gjithë kohës me të. Kemi marrë një pikë në transfertë. Ne jemi Kukësi, një ekip që investuam prej vitësh. Me zemër dhe shpirt Gjici është me ne. Kukësi është një familje e madhe.
Janë disa gjëra që dalin para ndeshjes për të na shqetësuar. Kemi dalë çdo ditë në stërvitje. Po të pyesësh çdo lojtarë, thonë që nuk ka asnjë problem. Ne vazhdojmë punën tonë. Nuk e kemi bojkotuar stërvitjen. Kemi qënë aty gjatë gjithë kohës. Nuk e di se nga kanë dalë këto fjalë. Disa persona e shikojnë ndryshe. Skuadra sktërvitet në palestër, pra e kemi në palestër. Janë disa gjëra që nuk kanë vlerë për t'u diskutuar'' - Tha ai.