Partizani do të ndeshet me skuadrën e Ferencvaroshit në kuadër të raundit të dytë eliminator të Champions League. Ashtu siç redaksia newsport.al e kishte konfirmuar disa ditë më parë, italiani Sormani ka vendosur të hedhë në fushën e lojës të njëjtët lojtarë që luajtën në stadiumin “Elbasan Arena”.
Në portë është Hoxha, në mbrojtje Kalari-Arapi-Krasniqi-Ibrahimi, në mesfushë Trashi-Torassa-Ramadani-Batha-Vila dhe në majën e sulmit është Realdo Fili.