Partizani do të luajë kundër Ferencvaroshit ditën e nesërme në "Elbasan Arena". Por tekniku italian ka befasuar me formacionin e tij. Flitet se Sormani do ta nisë takimin me Filin titullar, ndryshe nga sa pritej të aktivizoheshin dy blerjet e reja, Ekuban dhe Volas, të dy sulmuesë. Pritet t'i kushtohet rëndësi mbrojtjes, ku qëllimi kryesor është të mos pësojnë gol duke përdorur skemën 4-1-4-1. Ja lojtarët që do të mund të zbresin në fushë.
Pra një formacion i njëjtë si ai i ndeshjes me Slovan Bratislavë, që të kuqtë luajtën në kuadër të Europa League.
Poll