Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Sormani bën menjëherë gati formacionin anti-TIRANË, lojtari i PARTIZANIT zbulon ndryshimet (RIKTHIM I BUJSHËM)

Shkruar nga NEWSPORT

Partizani barazoi ditën e sotme ndaj Bylisit me rezultatin 2-2 në "Air Albania", duke treguar edhe njëherë se ekipi nuk ka gjetur ende ekuilibrat e duhur në fushë. Futbollistët vuajtën fizikisht, kjo ndoshta edhe nga gjendja gripale dhe dëmtime të lehta gjatë javës. Ekipit të Partizanit gjatë këtij sezoni nuk i kanë munguar as dënimet e futbollistëve, siç janë Esat Mala dhe Aristoteles Romero. I pari për një mosëmarrveshje me klubin për shkak të kontratës ndërsa i dyti nuk i shfaqi kurrë cilësitë e tij dhe u dërgua tek skuadra B.

Gjithësesi në këtë moment të vështirë të të kuqve dhe në prag të derbit me Tiranën, 24 vjeçari ka dhënë një mesazh rikthimi pikërisht ndaj bardhebluve. Në profilin e tij në Instagram, Romero shkruan "Paritzani-Tirana, bisha po vjen", duke nënkuptuar kështu rikthimin e tij me ekipin e parë. Në një ndeshje të niveleve të tilla, cilësitë e tij do t'i duhen me patjetër teknikut Sormani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga