Pas atij rrëfimi rrëqethës të personazhit më të përfolur në fubollin shqiptar, Janot Tadjong, ishin të mëdha reagimet që u shkaktuan.
Sopoti vendosi të “hakmerret” ndaj Tadjong i cili vetëm para pak ditësh na tregoi për vështirësitë që kishte kaluar, duke u kequshqyer dhe duke mos u paguar për 4 muaj.
Bëhet e ditur se librazhdiotët e kanë larguar futbollistin duke prishur në këtë mënyrë kontratën që kishin me mesfushorin. Tashmë, gjithçka bëhet më shumë e vështirë për Janot që ka mbetur pa ekip dhe pa para.
Nga faqa zyrtare e Fk Domozdova mësohet se të mërkurën lojtari do të udhëtojë drejt Përrenjasit për miqësoren që Domosdova do të zhvillojë me ekipin e Pogradecit. Pasi u bë publik lajmi për vuajtjet e mesfushorit, ishte shefi i klubit, Ardit Facja, i cili ka deklaruar se dyert e Domosdovës do të ishin të hapura për kamerunasin.
Mesa duket shefi i klubit e ka mbajtur premtimin pak ditëve më parë për të testuar në një ndeshje mesfushorin. Janot thotë se këto ditë do stërvitet individualisht me shpresën se do shihet me sy pozitiv nga drejtuesit prrenjsakë në miqësoren e së mërkurës ndaj Pogradecit.
Kamerunasi mbërriti në Shqipëri me ëndrrën për të kaluar më pas në Europë,por duket se do të jetë shumë e vështirë, për të mos thënë se gjithçka është kthyer në ferr për Tadjong.
[caption id="attachment_75405" align="alignnone" width="435"] janot tadjong[/caption]