
Tomori ka zyrtarizuar ditën e sotme trajnerin e ri Marjo Miho dhe stafin e tij. Tekniku ka marrë drejtimin e skuadrës dhe është prezantuar me skuadrën si dhe ka folur fjalët e parë për ekipin e ri. Me anë të një postimi në faqen zyrtare, klubi ka zyrtarizuar afrimin e tij.
Marjol Miho ka marr zyrtarisht drejtimin e Tomorit për sezonin e ri futbollistik. Krahu i tij i djathtë do të jetë ish-tekniku i 19-vjeçarëve Iken Droboniku, ndërsa përgatitësi i portierave, Madrit Muzhaj.
Marjol Miho:
"Jam shumë i lumtur dhe ndihem me fat që në karrierën time kam marr drejtimin e një klubi me peshë të madhe. Pasi takova presidentin Ervin Demo, që në takimin e parë ramë dakort për shumë gjëra. Filozofia dhe projekti që kam në kokë u mbështetën fuqishëm nga ana e tij dhe kjo ishte diçka pozitive për të dyja palët. Ky klub ka një ndër tifozëritë më të papërshkrueshme. Gjithnjë i kam pasur zili dhe ajo që dua të them është se ata krijojnë momente fantastike për t'i dalë në krah ekipit të tyre. Ky klub është i tyre dhe duhet t'i shërbejmë atyre. Forca Tomori!"