Tomori do të luajë sezonin e ri në Kategorinë e Dytë. Beratasit nuk arritën të mbijetonin në të Parën dhe në këtë mënyrë do ta nisi ngjitjen nga e Kategoria e Dytë. Me ndryshimin e Kryetarëve të Bashkisë në vend, ndryshon edhe presidenti i Tomorit.
Tomori është në pronësi të plotë të Bashkisë dhe Ervin Demo do të jetë presidenti i ri i skuadrës pasi është zgjedhur si Kryetar Bashkie në Berat. Ndërkohë skuadra ka pësuar ndryshime edhe në staf pasi Ismet Ajazi është zgjedhur si administratori i ri i klubit.
FKT | Lajm
z.Petrit Sinaj nuk është më president i Tomorit. Presidenca e klubit i takon z.Ervin Demo, i cili tanimë ka marr në mënyrë zyrtare edhe drejtimin e Bashkisë së Beratit.
Kujtojmë që Futboll Klub Tomori menaxhohet 100% nga institucioni i Bashkisë së këtij qyteti.
I urojm suksese z.Demo në menaxhimin e një prej klubeve më me tradita që njeh vendi jonë.
ADMINISTRATORI
Futboll Klub Tomori ka vendosur administratorin e ri gjatë ditës së sotme. Pas shqyrtimit të disa kandidaturave, Tomori ka vendosur që në postin e administratorit të emërojë z.Ismet Ajazi.
Një emër i tillë natyrisht që është shumë i njohur nga i gjithë ambienti sportiv beratas dhe shqiptar, sepse kemi të bëjmë me një delegat të FSHF-së që ka lënë gjurmë pozitive në detyrën e kryer.
Ditën e hënë fillon puna për krijimin e skuadrës së re.
