Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Skuadra që gabon më pak shkon në Europë”, Martini vlerëson maksimalisht Bylisin: Do të jetë një ndeshje e rëndësishme, kemi dy mungesa

Shkruar nga NEWSPORT
“Skuadra që gabon më pak shkon në Europë”,

Teuta do të luajë ditnë e nesërme sfidën e radhës në kampionat Bylisit sërish në transfertë. Pas barazimit në Laç, durrsakët kanë një tjetër përballje të vështirë dhe kërkojnë që të marrin maksimumin nga ky takim. Në prononcimin për mediat, ditën e sotme trajneri Edi Martini shprehet se në Ballsh do të jetë një ndeshje e rëndësishme, ndërsa ka zbuluar dy mungesat që do të ketë Teuta.

Gjendja e skuadrës? “Gjendja e skuadrës është e mirë, duke përjashtuar dy lojtarë, Çyrbjen, që ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e Laçit, dhe Aleksin që ka plotësuar kartonët. Ndaj Bylisit është ndeshje shumë e rëndësishme, do të shkojmë atje të luftojmë fort dhe të japim maksimumin”.

Golat? “E rëndësishme është të prodhojmë lojë dhe të krijojmë raste. Hebaj, Gruda dhe Kapllani janë tre sulmues të rëndësishëm për ekipin dhe besoj se do të shënojnë”.

Europa? “Jemi të ngjeshur në renditje me rivalët tanë. Ne shohim punën tonë dhe besoj se skuadra që do të gabojë më pak do të shkojë në Europë”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga