
Një tifoz i Southampton është xhiruar në pushim të ndeshjes kundër Tottenham. Ai tërhoqi vëmendjen e të gjithëve pasi po bënte një kërcim të veçantë. I kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij të zemrës që po fitonte 1-0 në 45 minutat e para, ai ka treguar aftësitë në kërcim duke habitur të gjithë të pranishmit.
Kjo video tashmë është bërë virale. Klubi i Southampton ka publikuar videon në kanalin zyrtar duke shkruar: "Kjo ndjenja kur fiton që në pjesën e parë". Videoja ka arritur plot 3 milionë shikime vetëm për 4 ditë. Kujtojmë që Tottenham e ktheu rezultatin në pjesën e dytë duke fituar me rezultatin 1-2.
Poll