Pas Tiranës dhe Kastriotit, edhe Flamurtari konfirmoi se nesër do të luajë një takim miqësor me kryesuesit e grupit B në Kategorinë e Parë Bylisin në orën 15:00 në stadiumin "Flamurtari". Lajmin e konfirmoi vetë klubi vlonjat në një njoftim në faqen zyrtare në "Facebook".
"E Shtunë , datë 9 Mars 2019, ora 15:00 në stadiumin " Flamurtari " Vlorë
Ndeshje miqesore
Flamurtari vs Bylis"

Kuqezinjtë do të përballeshin këtë javë me Laçin, por bojkotimi i kampionatit nga Shoqata e Arbitrave dhe pezullimi i javës së 25-ë nga FSHF-ja i ka detyruar ekipet të rikuperojnë lojtarët e dëmtuar dhe të ruajnë formën fizike e teknike me anë të takimeve miqësore.
Poll